Raport monitorimi mbi kontratën e koncesionit për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë “Check-Up”.
Shërbimi ofrohet pa pagesë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe financohet nga buxheti i shtetit. Raporti analizon lidhjen ndërmjet pagesave të garantuara, kontrolleve të kryera dhe transparencës së zbatimit të kontratës.
Ndër gjetjet kryesore:
➜ Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pagesat totale për periudhën 2015–2025 arrijnë në rreth 8,05 miliardë lekë.
➜ Mekanizmi kontraktual parashikon një nivel minimal vjetor pagese të mbështetur në 475.000 kontrolle, edhe kur numri i kontrolleve të realizuara është më i ulët.
➜ Të dhënat e analizuara për vitet 2015–2024 tregojnë se ky volum është tejkaluar vetëm në vitin 2019. KLSH ka evidentuar pagesa për shërbime të pakryera dhe ka rekomanduar rishikimin e kushteve të pagesës.
➜ Ndryshimi i kontratës në vitin 2016 zgjeroi grupmoshën përfituese në 35–70 vjeç dhe shtoi dy analiza, pa ndryshuar çmimin për njësi.
➜ Kontrata dhe anekset u siguruan përmes kërkesës për informacion, ndërsa nuk u identifikua një studim publik i disponueshëm mbi vlerën e parasë publike.
Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e monitorimit të shpenzimeve, realizimit të shërbimit dhe rezultateve për qytetarët.
Lexoni raportin e plotë për gjetjet, burimet dhe kufizimet e analizës.
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për monitorimin e qëndrueshëm të kontratave publike”, zbatuar nga Centre for Legal Empowerment dhe Albanian Institute for Research, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, në kuadër të programit MATRA 2024.
#CLE #AIR #MATRA2024 #PPP #MonitorimiKontratave #Transparencë #Llogaridhënie
Mund ta shkarkoni materialin duke klikuar këtu. You can download the material by clicking here.
