Raport monitorimi mbi kontratën e koncesionit për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë.
Raporti analizon strukturën e kontratës, angazhimet financiare të shtetit, mekanizmat e pagesës, risqet fiskale dhe transparencën, duke zbatuar metodologjinë për monitorimin financiar të kontratave të koncesioneve dhe PPP-ve.
Ndër gjetjet kryesore:
➜ Pagesat buxhetore për periudhën 2018–2022 arrijnë në rreth 3,3 miliardë lekë. Mbështetja financiare nisi ndërkohë që ndërtimi i impiantit vijonte.
➜ Afati i ndërtimit u shty të paktën dy herë, ndërsa statusi i vënies në punë nuk është konfirmuar me dokumentacion zyrtar të siguruar gjatë monitorimit.
➜ Kontrata parashikon garantimin nga shteti të një sasie minimale prej 160 tonësh mbetje në ditë, duke i ngarkuar buxhetit një pjesë të riskut të kërkesës.
➜ Aksesi i kufizuar në dokumentacionin zyrtar dhe mungesa e të dhënave operative vështirësojnë vlerësimin e rezultateve dhe të përdorimit të parasë publike.
Raporti u shërben qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të kuptuar detyrimet kontraktuale dhe për të kërkuar më shumë transparencë e llogaridhënie.
Lexoni raportin e plotë për gjetjet, burimet dhe kufizimet e analizës.
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për monitorimin e qëndrueshëm të kontratave publike”, zbatuar nga Centre for Legal Empowerment dhe Albanian Institute for Research, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, në kuadër të programit MATRA 2024.
#CLE #AIR #MATRA2024 #PPP #MonitorimiKontratave #Transparencë #Llogaridhënie
Mund ta shkarkoni materialin duke klikuar këtu. You can download the material by clicking here.
