Raport monitorimi mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Autostradës Milot–Morinë.
Koncesioni 30-vjeçar ndërthur të ardhurat nga tarifa e rrugës me subvencionin buxhetor dhe garancinë e të ardhurave minimale nga trafiku. Raporti shqyrton funksionimin e këtyre mekanizmave, detyrimet e shtetit dhe aksesin në informacionin publik.
Ndër gjetjet kryesore:
➜ Subvencioni total i parashikuar është rreth 64,9 milionë euro, ndërsa pagesat buxhetore të raportuara për periudhën 2018–2025 arrijnë në rreth 5,16 miliardë lekë.
➜ Sipas të dhënave të analizuara, garancia e të ardhurave minimale nuk është aktivizuar gjatë periudhës së monitoruar.
➜ Që prej vitit 2019 është aktivizuar mekanizmi i ndarjes së të ardhurave mbi pragun kontraktual, nga të cilat shteti përfiton 60%.
➜ Gjatë monitorimit, autoriteti kontraktues nuk iu përgjigj kërkesës për informacion, ndërsa KLSH konfirmoi se nuk kishte kryer auditim për këtë kontratë.
➜ Mungesa e të dhënave të detajuara publike për trafikun dhe ndarjen e të ardhurave kufizon vlerësimin e përfitimit financiar neto për shtetin.
Raporti ofron një bazë për monitorimin e angazhimeve afatgjata buxhetore dhe për një debat të informuar mbi administrimin e kontratave publike.
Lexoni raportin e plotë për analizën dhe dokumentacionin mbështetës.
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për monitorimin e qëndrueshëm të kontratave publike”, zbatuar nga Centre for Legal Empowerment dhe Albanian Institute for Research, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, në kuadër të programit MATRA 2024.
#CLE #AIR #MATRA2024 #PPP #MonitorimiKontratave #Transparencë #Llogaridhënie
Mund ta shkarkoni materialin duke klikuar këtu. You can download the material by clicking here.
